Universiteti i Harvardit i refuzoi kërkesat, Trump i ngrin 2.2 mld dollarë fonde
Administrata e presidentit Donald Trump ka pezulluar më shumë se 2.2 miliardë dollarë fonde federale për Universitetin e Harvardit, pasi ky i fundit refuzoi të zbatojë një listë kërkesash të dërguara nga Shtëpia e Bardhë që synonin, sipas qeverisë, të luftonin antisemitizmin në kampus.
Vendimi për pezullimin e fondeve erdhi pak orë pasi Harvardi u bë universiteti i parë elitar që refuzoi hapur ndërhyrjen e administratës, duke e cilësuar këtë si përpjekje për të kontrolluar jetën akademike dhe për të cenuar pavarësinë institucionale të institucionit.
Lista e kërkesave e hartuar nga administrata Trump përfshinte masa drastike që, sipas kritikëve, synojnë të riformësojnë thellësisht strukturën e universiteteve elitare. Ndër to përfshiheshin:
- Raportimi i studentëve “armiqësorë” ndaj vlerave amerikane te autoritetet federale;
- Sigurimi që çdo departament të përfaqësojë “pikëpamje të ndryshme”;
- Auditimi i programeve akademike nga një palë e tretë e miratuar nga qeveria;
- Kontrolli i stafit për plagjiaturë;
Marrja e masave disiplinore për protestuesit gjatë manifestimeve kundër luftës në Gaza dhe mbështetjes amerikane për Izraelin.
Presidenti i Harvardit, Alan Garber, në një letër drejtuar Shtëpisë së Bardhë, tha se universiteti nuk do të dorëzojë pavarësinë e tij akademike apo të drejtat kushtetuese për fjalën e lirë. Ai shtoi se ndërhyrjet e propozuara përbëjnë një shkelje serioze të Amendamentit të Parë të Kushtetutës së SHBA.
“Megjithëse disa nga kërkesat pretendojnë se kanë për qëllim luftimin e antisemitizmit, shumica janë përpjekje të drejtpërdrejta për të vendosur kontroll politik mbi ‘kushtet intelektuale’ në Harvard”, u shpreh Garber.
Pas refuzimit të Harvardit, Departamenti i Arsimit njoftoi ngrirjen e 2.2 miliardë dollarëve në grante dhe 60 milionë dollarëve në kontrata kërkimore. Në deklaratën e tij, departamenti kritikoi ashpër qëndrimin e universitetit, duke thënë se “Harvardi demonstron mentalitetin shqetësues të të drejtave të privilegjuara” dhe dështoi të mbrojë studentët hebrenj nga ngacmimet.
Ndërkohë, profesorët e Harvardit kanë ngritur një padi ndaj qeverisë, duke pretenduar se masa e marrë përbën një sulm të paligjshëm ndaj lirisë së fjalës dhe autonomisë akademike.
Reagimi vjen në një kontekst më të gjerë presioni ndaj universiteteve elitare nga administrata Trump. Muajin e kaluar, Universiteti Columbia në Neë York pranoi pjesërisht kërkesat e qeverisë pas pezullimit të 400 milionë dollarëve fonde federale. Në të kundërt, Harvardi, me një fond prej 53 miliardë dollarësh, duket i gatshëm të përballojë një përballje të gjatë.
Profesori i historisë David Armitage e quajti ndërhyrjen e administratës një “akt hakmarrës dhe të papërgjegjshëm” dhe theksoi se Harvardi nuk do të negociojë mbi parimet e lirisë akademike.
Ndërkohë, tensionet në kampuse po rriten. Një student palestinez në Columbia, Mohsen Mahdaëi, u arrestua nga autoritetet e imigracionit gjatë një interviste për shtetësi, ndërsa të tjerë studentë të përfshirë në protestat pro-palestineze në universitete si Columbia dhe Tufts janë ndaluar në javët e fundit.
Kjo përplasje mes administratës dhe institucioneve akademike shënon një moment kyç në debatin për kufijtë e lirisë akademike, ndërhyrjen shtetërore dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave në kampuse universitare në Shtetet e Bashkuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi