Detaje të reja lidhur me vdekjen e aktorit dhe gruas, çfarë po kërkonte në internet

16 Prill 2025 | 15:27

Autoritetet kanë publikuar një sërë dokumentesh në lidhje me vdekjen e aktorit Gene Hackman dhe gruas së tij, Betsy Arakwa, duke përfshirë një raport të gjerë hetimor që përmban disa nga emailet e saj të fundit, telefonatat dhe kërkimet në internet – që tregon se ajo kërkoi informacion rreth simptomave të gripit dhe teknikave të frymëmarrjes.

Arakwa vdiq në shkurt nga sindroma pulmonare hantavirus (HPS), një sëmundje e rrallë e transmetuar nga brejtësit. Heckman besohet të ketë vdekur rreth një javë më vonë nga sëmundjet e zemrës, me komplikime nga sëmundja e Alzheimerit.

Eshtrat e Hackman, 95 vjeç, dhe Arakawa, 65 vjeçe u gjetën në shtëpinë e tyre në Santa Fe më 26 shkurt, kur punonjësit e sigurisë dhe mirëmbajtjes erdhën në pronë dhe njoftuan policinë.

Fotot, regjistrimet dhe dokumentet e tjera u bënë publike të martën.

Sipas raportit të hetimit të gjerë, një ekzaminim i kompjuterit të Arakwa tregoi se ajo po hulumtonte në mënyrë aktive kushtet mjekësore që lidhen me Covid-19 dhe simptoma të ngjashme me gripin midis 8 dhe 12 shkurtit. Kërkimet përfshinin pyetje nëse covid 19 mund të shkaktojë marramendje ose gjakderdhje hunde.

Ajo gjithashtu përmendi në një email drejtuar terapistit të saj të masazhit se Heckman ishte zgjuar me simptoma të ngjashme me gripin ose të ftohtit më 11 shkurt, por kishte rezultuar negative për Covid-19 dhe do të duhej të ricaktonte takimin e saj për ditën tjetër “si një masë paraprake”.

Shërbimet Shëndetësore Shtetërore kryen një vlerësim mjedisor të pronës Heckman. Me atë rast në disa objekte ndihmëse janë zbuluar jashtëqitjet e brejtësve, si dhe kurthe në pronë.

Në pronë u gjetën fole minjsh dhe brejtës të ngordhur, por nuk kishte asnjë provë që brejtësit ishin të pranishëm brenda shtëpisë.

Departamenti i Shëndetësisë në New Mexico tha se hantaviruset transmetohen përmes pështymës, feçeve dhe urinës së brejtësve të infektuar.

HPS shpesh transmetohet përmes ajrit kur njerëzit pastrojnë kasollet ose dollapët ku kanë jetuar minjtë, ose duke ngrënë ushqim të kontaminuar me jashtëqitjet e miut. Nuk transmetohet nga personi në person.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026