Grossi: Irani ka materiale të mjaftueshme për të bërë disa bomba dhe nuk…

16 Prill 2025 | 20:29

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, tha sot se Irani ka materiale të mjaftueshme për të prodhuar disa bomba bërthamore, por Teherani zyrtar ende nuk posedon armë bërthamore.

“Sidoqoftë, ata nuk janë larg kësaj”, paralajmëroi Raphael Grossi në një intervistë për gazetën franceze “Le Monde” disa orë para vizitës së tij në Teheran.

Sipas tij, Irani ka ende një rrugë të gjatë për të bërë para se të ketë sukses në prodhimin e një bombe atomike.

“Nuk mjafton t’i thuash komunitetit ndërkombëtar se nuk ke armë bërthamore në mënyrë që ata t’ju besojnë. Ne duhet të jemi në gjendje ta konfirmojmë këtë”, tha Grossi.

Drejtori i IAEA do të bisedojë në Teheran me udhëheqjen iraniane për programin bërthamor të Iranit. Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve ISNA raportoi se Grossi do të takohet me ministrin e Jashtëm iranian Abbas Aragchi dhe nesër me drejtorin e Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Mohammad Eslami.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026