Britania sanksionon një rrjet kriminal iranian në Suedi
Qeveria britanike ka vendosur sanksione ndaj një grupi kriminal me lidhje me Iranin, i njohur si “Rrjeti Foxtrot”, me bazë në Suedi, si dhe ndaj udhëheqësit të tij, Rawa Majid. Vendimi vjen si përgjigje ndaj përfshirjes së këtij grupi në sulme të dhunshme kundër objekteve hebre dhe izraelite në Evropë.
Sipas deklaratës zyrtare nga Ministria e Jashtme britanike, masat përfshijnë ngrirje pasurie për të gjithë rrjetin dhe ndalim udhëtimi për Raëa Majid. “Britania ka goditur këtë rrjet kriminal dhe liderin e tij për shkak të përfshirjes së tyre në dhunë ndaj objektivave hebre dhe izraelitë në Evropë, në emër të regjimit iranian. Mbretëria e Bashkuar nuk do të tolerojë këto kërcënime,” u shpreh ministri i Jashtëm David Lammy.
Ministria nuk dha detaje specifike për incidentet në të cilat është përfshirë grupi, ndërsa ambasada e Iranit në Londër nuk ka komentuar ende mbi vendimin.
Këto masa vijnë në vazhdën e tensioneve në rritje mes Britanisë dhe Iranit, pasi autoritetet britanike kanë zbuluar mbi 20 komplotë të mbështetur nga Irani që nga viti 2022, për të rrëmbyer apo eliminuar individë me lidhje me Mbretërinë e Bashkuar që konsiderohen kërcënim për regjimin iranian.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj të njëjtit rrjet dhe liderit të tij që në muajin mars.
Më herët, një raport i Reuters kishte zbuluar një valë aktivitetesh të sponsorizuara nga Teherani, të cilat synonin destabilizimin e Perëndimit përmes atentateve dhe rrëmbimeve të organizuara në territorin europian dhe në SHBA.
Në mars, Britania shpalli masa të reja për të monitoruar dhe kufizuar veprimet politike të regjimit iranian në vend, duke rritur nivelin e kontrollit për shkak të “aktivitetit gjithnjë e më agresiv” nga ana e Teheranit.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata
Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata
- 14:04 “Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre