Aksident i rëndë mes dy makinave në Tiranë, humb jetën 29-vjeçari

17 Prill 2025 | 17:59

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Tiranë ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë ka humbur jetën një 29 vjeçar ndërsa është dëmtuar edhe një 25 vjeçar pasagjer në makinën e viktimës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:55, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” automjeti me drejtues shtetasin O. N., rreth 35 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., rreth 29 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën 29-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjeri po në këtë automjet shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026