Të shtëna në universitetin shtetëror të Floridës, raportohet për shumë të plagosur

17 Prill 2025 | 20:31

Një i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pas një incidenti me të shtëna në Universitetin Shtetëror në Florida të Shteteve të Bashkuara, ku raportohet për shumë të plagosur, thanë burimet për Associated Press.

Shkalla dëmtimit të të plagosurve nuk është e qartë tani për tani dhe nuk ka të dhëna shtesë për të dyshuarin e ndaluar.

Të paktën gjashtë njerëz janë dërguar në spital, përfshirë një në gjendje kritike, tha një zëdhënës i spitalit rajonal të Floridës, Tallahassee Memorial HealthCare. Pacientët e tjerë janë në gjendje të rëndë, shtoi ai.

Ambulanca, makina zjarrfikëse dhe automjete patrullimi nga disa agjenci të zbatimit të ligjit shkuan me shpejtësi drejt kampusit universitar, i cili ndodhet në perëndim të kryeqytetit të Floridës, pasi universiteti raportoi për sulmues aktiv të enjten.

Qindra studentë ikën me vrap nga qendra studentore.

Ryan Cedergren, student 21-vjeçar, tha se ai dhe rreth 30 persona të tjerë u fshehën në pistën e boëling-ut në katin përdhes të qendrës studentore pasi panë studentë që vraponin nga një bar aty pranë.

“Në atë moment, ishte çështje mbijetese”, tha ai.

Pas rreth 15 minutash fshehjeje, policia e universitetit i shoqëroi studentët jashtë qendrës, tregoi ai.

Junior Joshua Sirmans, 20 vjeç, ishte në bibliotekën kryesore të universitetit kur, sipas tij, filloi të bjerë alarmi që paralajmëron për sulmues aktiv. Oficerë të zbatimit të ligjit e shoqëruan atë dhe studentë të tjerë jashtë bibliotekës me duart mbi kokë, tha ai.

Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi, tha në një postim në rrjetet sociale se Departamenti i Drejtësisë është në kontakt me agjentë të FBI-së që ndodhen në vendngjarje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026