Një i vrarë dhe 1 i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

26 Mars 2025 | 09:22

Një person ka vdekur dhe një ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Prishtinë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje nga ky rast.

“Raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor”, thuhet në njoftim, raporton KosovaPress.

Në media është raportuar se autori i ngjarjes është identifikuar nga Policia e Kosovës dhe është shpallur në kërkim.

Po ashtu është raportuar se viktima është N.G 62 vjeç, i plagosuri tjetër që ndodhet në spital është M.M 41 vjeçar, ndërsa autori i dyshuar për rastin është A.G.

Katër persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në tri ditët e fundit në Kosovë në raste të ndryshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se nënkolonelja e FSK-së, Fatbardha Osaj, ka marrë zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës...
19:32 | 29/06/2026

U arrestuan për provokimet gjatë Vidovdanit, shtyhet më 1 korrik seanca ndaj 36 serbëve

36 serbët që u paraqitën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklaruar të pafajshëm, por një vendim për ta është shtyrë për 1 korrik, në...
17:45 | 29/06/2026

Shtyhet certifikimi i zgjedhjeve në Kosovë, ankesat e kandidatëve të PDK-së bllokojnë procesin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të duhet të presë edhe më gjatë për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë. Vetëm një...
17:21 | 29/06/2026