Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

26 Korrik 2026 | 14:36

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut, ku iu drejtua edhe policëve të pranishëm, duke u shprehur se të gjithë zyrtarët shtetërorë duhet ta marrin atë si shembull të sakrificës dhe vetëmohimit.

Kurti ka bërë homazhe së bashku me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Nga veriu i Kosovës, ai tha se asnjë kriminel nuk do të lejohet që të mbijetojë i pandëshkuar.

“Është një obligim i yni, që t’i marrim këta si shembull të gjithë ne që jemi zyrtarë shtetërorë, për nga sakrifica edhe vetëmohimi. Sot gjendja këtu në veriun e Kosovës është krejtësisht ndryshe, pikërisht duke iu falënderuar Enver Zymerit, Afrim Bunjakut dhe të gjithë kolegëve të tyre, të cilët vendosën sundim të ligjit, paqe, siguri për të gjithë pa dallim. Sot janë bërë 15 vjet prej rënies heroike të Enver Zymerit. Por njëkohësisht këtu do të shënojmë edhe 20-mujorin e hedhjes në erë të kanalit Ibër-Lepenc, i cili furnizon me ujë më shumë se gjysmën e Republikës sonë, si dhe termocentralet në Obiliq, të cilat na furnizojnë me energji elektrike. Për këtë rast, siç e dimë, tre persona janë në burg dhe ka një proces të drejtësisë kundër tyre. Ndërkaq, për urdhërdhënësit dhe dorën kriminale që e vrau heroin e Kosovës, Enver Zymerin, natyrisht që herët a vonë drejtësia do të veprojë, sepse asnjë kriminel nuk do të lejohet që të mbijetojë i pandëshkuar. Prandaj edhe prokuroria dhe gjyqësia jonë e kanë mbështetjen tonë dhe e kanë detyrën e tyre”, tha Kurti.

Kurti gjatë ditës ka bërë homazhe edhe te lapidari në Prishtinë kushtuar policëve të rënë në detyrë, si dhe ka vizituar familjet e policëve të rënë në krye të detyrës, duke nderuar kujtimin e Enver Zymerit, Afrim Bunjakut dhe të gjithë policëve të rënë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova dhe Metohia janë pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të...
19:30 | 25/07/2026

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026