Reuters: Trump pret një marrëveshje tregtare “shumë të mirë” me Kinën

17 Prill 2025 | 22:21

Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se pret të arrijë një marrëveshje tregtare me Kinën, megjithëse ai nuk ofroi detaje apo tregues se si do të fillonin bisedimet e dy superfuqive, raportoi Reuters.

“Unë mendoj se ne do të bëjmë një marrëveshje shumë të mirë me Kinën”, tha Trump.

Më herët sot, Ministria e Tregtisë e Kinës u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të ndalojnë ushtrimin e “presionit ekstrem” mbi ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe kërkoi respektimin e të gjitha rregullave tregtare.

Megjithatë, të dyja palët mbeten të bllokuara se kush duhet t’i iniciojë bisedimet, sipas Reuters.

Ndërsa Trump lehtësoi përkohësisht tarifat e larta të shpallura së fundmi për mallrat nga dhjetëra partnerë tregtarë, ai la në fuqi detyrimet e reja të importit për mallrat kineze që tani arrijnë në 145 përqind.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026