BQE ul normat e interesit, shkak tensionet tregtare globale nga tarifat e Trump

17 Prill 2025 | 19:44

Banka Qendrore Evropiane ka ulur normat e interesit për herë të shtatë në një vit, sikurse kishin paralajmëruar analistët.

Tani, kuotat sa i takon depozitave bankare, operacioneve të rifinancimit dhe zbutjes së huadhënies do të ulen përkatësisht në 2.25, 2.40 dhe 2.65 për qind duke filluar nga 23 prilli i këtij viti.

Norma e interesit mbi operacionet e rifinancimit është kuota që bankat paguajnë kur marrin hua nga BQE për një javë, ndërsa norma mbi depozitat është kuota me të cilën bankat mund të bëjnë  depozita njëditore në bankën qendrore.

Ndërkohë, norma mbi lehtësimin e huadhënies është kuota që bankat paguajnë kur marrin hua nga BQE brenda një nate.

“Procesi i uljes së inflacionit është në rrugën e duhur. Inflacioni ka vazhduar të zhvillohet sipas parashikimeve të ekspertëve, me inflacionin kryesor dhe atë në plan afatgjatë që kanë rënë në mars”, thuhet në një komunikatë të BQE-së.

“Ekonomia e Eurozonës ka krijuar një lloj rezistence ndaj tronditjeve globale, por parashikimi për rritjen është përkeqësuar për shkak tensioneve tregtare”, ka deklaruar ndërkohë shefja e institucionit bankar, Christine Lagarde.

Sipas saj, kjo pasiguri në rritje ka gjasa të ulë besimin në radhët e konsumatorëve dhe kompanive, si dhe të dobësojë përgjigjen e tregjeve ndaj tensioneve tregtare.

Vendimi i bankës vjen teksa tensionet ekonomike globale, të udhëhequra nga tarifat e presidentit Trump, përbëjnë një rrezik për rritjen e Eurozonës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)

Një numër i vogël protestuesish ende po qëndrojnë pranë ambientëve të Kuvendit i cili ka mbyllur seancën e fundit plenare për sesionin parlamentar. Ata kanë...
16:46 | 27/07/2026

U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë

Policia e Shtetit ka liruar pas rreth dy orësh shoqërimi aktivistin e protestave, Arben Kola, i cili u shoqërua mëngjesin e kësaj të hëne gjatë...
13:03 | 27/07/2026

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe...
10:54 | 27/07/2026