Zbardhen detaje nga vrasja e babait të Roan Brahimit, pista kryesore që dyshohet
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 64-vjeçarit Gjovalin Prendi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e të enjtes në fshatin Pllanë të Lezhës.
Burime bëjnë me dije se autorët e atentatit kanë lëvizur me një automjet tip “Porsche”, ndërsa dy prej tyre, të maskuar, kanë zbritur nga makina dhe njëri ka qëlluar në drejtim të viktimës me një breshëri plumbash nga një distancë e afërt.
Në momentin e atentatit, Prendi ndodhej në një tavolinë me një person tjetër, i cili ka shpëtuar pa lëndime. Dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë katër persona, ndërsa policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 individë që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Pista kryesore e hetimit mbetet ajo e hakmarrjes. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshohet se vrasja lidhet me të kaluarën kriminale të të birit të viktimës, Roan Brahimi, i cili u vra në maj të vitit 2024 në Athinë. Ai dyshohet se ishte i përfshirë në disa ngjarje kriminale.
Hetimet vijojnë në disa drejtime, ndërsa pritet zbardhja e plotë e dinamikës së atentatit dhe identifikimi i autorëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta