Berat| Qarkullonte me armë të ftohta në makinë, arrestohet 31-vjeçari

19 Prill 2025 | 12:51

Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit, pasi u kap duke qarkulluar me armë të ftohta në automjetin e tij.

Në kuadër të kontrolleve për parandalimin e armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat ndaluan një automjet në aksin Berat-Dimal, me drejtues shtetasin me iniciale M. R., banues në fshatin Osmëzezë.

Gjatë kontrollit të mjetit, në bagazh u gjetën 2 thika, të cilat u sekuestruan si prova materiale.

Në përfundim të veprimeve, 31-vjeçari u arrestua, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për “Prodhim, mbajtje apo shitje pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026