Dalin pamjet e sulmit në arenën e gjelave në Ekuador, 12 të vdekur e 4 të arrestuar

20 Prill 2025 | 16:05

Këto janë pamjet e sulmit të përgjakshëm në një arenë në Ekuador, ku po organizoheshin përleshje gjelash dhe ku mbetën të vdekur rreth 12 persona.

Ngjarja ndodhi të premten në provincën veriperëndimore të Manabit në komunitetin rural të La Valencia.

Në lidhje me këtë sulm, policia ka arrestuar 4 persona dhe ka sekuestruar armë dhe uniforma ushtarake.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shfaqin persona të armatosur duke hyrë në ring dhe duke hapur zjarr, ndërkohë që spektatorët e tmerruar provonin të fshiheshin.

Raportimet nga mediat lokale tregojnë se sulmuesit, të veshur me uniforma ushtarake, ishin pjesë e një grupi kriminal rival, dhe kishin shënjestruar rivalët e tyre që ishin të pranishëm në arenën ku po zhvilloheshin përleshjet e gjelave.

 

Në Ekuador besohet se operojnë më shumë se 20 banda të mëdha kriminale, duke rivalizuar për kontrollin e rrugëve të drogës.

Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, ka theksuar se rreth 70% e kokainës në botë tani kalon përmes porteve detare të Ekuadorit, para se të niset për në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)

Një hidroavion u rrëzua pasditen e së enjtes (23 korrik) në ishullin Sushia, në qarkun San Juan pranë Seattle, në shtetin Washington të SHBA-së. Në...
15:51 | 25/07/2026

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)

Ndryshimi i klimës është bërë tashmë një problem për të gjithë sistemin diellor. Të premten, zjarret në Spanjë shkatërruan një nga tre observatorët që Administrata...
13:17 | 25/07/2026

Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore

Dy akademikë kinezë kanë fituar për herë të parë çmimin më të lartë në botë për matematikë, sipas mediave shtetërore. Matematikanët kinezë Hong Wang dhe...
12:23 | 25/07/2026