Atentati mafioz ndaj babait të Roan Brahimit, ja makina e përdorur nga autorët
Kamerat e sigurisë kanë mundur të kapin makinën e përdorur nga autorët e atentatit në Pllanë të Lezhës mbrëmjes e së enjtes, ku u ekzekutua shtetasi Gjovalin Prendi.
Siç duket nga pamjet, makina tip Rover nuk është me xhama të zinj. Nga verifikimet e policisë mjeti i përdorur në vrasje dhe targat rezultojnë të vjedhura.
Një ditë pas atentatit mjeti i përdorur nga autorët u gjet i shkrumbuar totalisht, në afërsi të fshatit Fushë Gjorm.
Gjovalin Prendi, 64 vjeç u vra në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes brenda lokalit në pronësi të tij në Pllanë të Lezhës.
Prendi është babai i Roan Brahimit i njohur dhe si Sidorel Prendi u vra më 9 maj 2024 në Athinë.
Roan Brahimi, i cili njihej edhe si armiku i Ervis Martnajt është një prej të dyshuarve që ka marrë pjesë në atentatin ndaj Ylli Brahimit dhe Klisman Preçit, miq të Martinajt.
Atentati ndaj tij ndodhi pak pas orës 21:30 të 9 majit të viti të shkuar në rrugën “Messolongiou” kur viktima ndodhej në një makinë me një grua.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve