Rritet ndjeshëm çmimi i arit, shënohet rekordi i ri
Çmimet e arit shënuan një rekord të ri të hënën, ndërsa dollari u dobësua më tej, për shkak të politikave që po ndjek Presidenca e SHBA-ve me tarifat dhe mosmarrëveshjeve me Rezervën Federale.
Një onz koutohet për 3400 dollarë dhe kjo vlerë është 13% më e lartë se një muaj më parë dhe në krahasim vjetor është rritur 45%.
Por nëse shkojmë 20 vite përpara, vlera e arit është rritur me 620 për qind, që do të thotë se një investim prej 20 mijë dollarësh në vitin 2005 do të vlente sot rreth 145 mijë dollarë.
Ekspertët parashikojnë një rritje të mëtejshme dhe deri në vitin 2030, mund të shkojë deri në 7000 dollarë për onz.
Kjo e bën arin një investim tërheqës për ata që kërkojnë stabilitet dhe rritje të vlerës së pasurisë së tyre në afat të gjatë.
Ari i investuar, në formën e shufrave dhe monedhave, është i përjashtuar nga taksat si TVSH-ja dhe tatimi mbi fitimin kapital, duke e bërë atë një opsion tërheqës për investitorët që kërkojnë të ruajnë dhe rrisin pasurinë e tyre pa barrë tatimore.
LEXONI GJITHASHTU:
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:52 Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese
- 10:44 Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
- 10:42 Përplasjet me policinë te Parlamenti, Gjykata vendos lirimin e dy protestuesve
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)