LVV-ja kërkoi marrëveshje politike, a është Kurti i gatshëm për kompromis?

21 Prill 2025 | 17:30

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka treguar nëse janë të gatshëm për të bërë kompromis politik sa i përket zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Pas dështimit të serishëm të konstituimit të Kuvendit, ku nga LVV-ja u kërkua arritja e një marrëveshjeje politike për zgjidhjen e ngërçit, Kurti nuk foli për mediat kur u pyet nga KosovaPress nëse do të bëjnë ndonjë kompromis me partitë të tjera parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

LVV-ja ka propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, mirëpo e njëjta dy herë me radhë nuk mori votat e nevojshme në vazhdimin e seancës më 19 prill.

Ndërkaq, në seancën e sotme emri i saj për kryetare të legjislativit nuk u hodh fare në votim, pasi siç u tha situata nuk ka ndryshuar.

Seanca për konstituimin e Kuvendit ka nisur më 15 prill, ndërkaq betimi i deputetëve është bërë më 19 prill.

Pas betimit, hapi i radhës është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit që do të shënonte konstituimin e organit legjislativ si dhe do t’i hapte rrugë votimit të qeverisë së re.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026