Lëvizja Vetëvendosje ripropozon Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës

21 Prill 2025 | 15:52

Lëvizja Vetëvendosje ka ripropozuar këtë të hënë Albulena Haxhiun për postin e kryetares së Kuvendit të Kosovës.

Kandidatura e saj u rikonfirmua gjatë seancës së sotme parlamentare nga deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca por meqë ajo nuk ka marrë votat e nevojshme as në seancën e mëparshme, kandidatura e saj nuk është hedhur sot në votim.

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, deklaroi gjatë seancës se partia e tij do të presë për një marrëveshje politike përpara se të procedohet me votimin e Haxhiut si kryetare e Kuvendit.

“Meqenëse të gjitha subjektet politike janë shprehur që qëndrimi i tyre do të mbetet i njëjtë edhe në këtë seancë, mendoj se kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveçse përmes një marrëveshjeje politike. Ashtu siç votohen nënkryetarët e Kuvendit, po ashtu duhet të ndodhë edhe për kryetarin. Pa krijimin e një mazhorance në Kuvend, nuk do të mund të themelohet vetë Kuvendi. E njëjta logjikë, sipas tij, vlen edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve.”

Pas kësaj deklarate, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu punimet dhe vendosi që seanca të vazhdojë të mërkurën më 23 prill 2025, në orën 10:00.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës për frikësim të dëshmitarëve kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku. Lushtaku, figurë e Partisë...
13:33 | 28/07/2026

Arrestohen në Zubin Potok dy serbë të dyshuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë

Dy shtetas të Kosovës të nacionalitetit serb janë arrestuar në Zubin Potok, nën dyshime për krime lufte kundër popullësisë civile shqiptare në Kosovë. Mediat në...
10:04 | 28/07/2026

Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi këtë të hënë opinionin publik dhe anëtarësinë e saj, se Kryetari i LDK-së ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit...
15:55 | 27/07/2026