Sot mbahet seanca e katërt për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Sot, prej orës 15:00 do të vazhdojë seanca konstituive përkatësisht për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.
Në tentativën e tretë të seancës konstitutive, të shtunën u miratua raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve dhe u bë betimi i deputetëve, raporton KosovaPress.
Në seancën e së shtunës, në pikën e tretë të rendit të ditës, në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, si subjekti me numrin më të madh të deputetëve në Kuvend, deputeti Glauk Konjufca propozoi për kryetare të Kuvendit deputeten Albulena Haxhiu. Në dy procedura votimi, për kandidaturën e paraqitur votuan 57 deputetë, ndërsa kryesuesi Dehari konstatoi se propozimi nuk kalon dhe në këto rrethana njoftoi për ndërprerjen e seancës së 19 prillit, duke paralajmëruar vazhdimin e saj për sot (të hënën), në orën 15:00.
Vetëvendosje ka paralajmëruar se Albulena Haxhiu sërish do të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës