Vatikani në zi: Papa varroset të shtunën, amanetet dhe detajet nga ceremonia

22 Prill 2025 | 14:11

Papa Françesku, i cili ndërroi jetë të hënën në moshën 88-vjeçare, do të varroset të shtunën në Romë, pesë ditë pas ndarjes nga jeta. Sipas amanetit të tij, trupi do të prehet në Bazilikën e Santa Maria Maggiore, dhe jo nën Bazilikën e Shën Pjetrit, siç ka qenë traditë për shumë nga paraardhësit e tij.

Ceremonia mortore do të zhvillohet të shtunën në orën 10:00 në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, nën drejtimin e Giovanni Battista Re, dekan i Kolegjit të Kardinalëve. Deri atëherë, besimtarëve do t’u jepet mundësia t’i japin lamtumirën e fundit Papa Françeskut në një homazh publik.

Për ceremoninë janë paralajmëruar pjesëmarrje të nivelit të lartë nga udhëheqës botërorë. Presidenti amerikan Donald Trump, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, kancelari Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe ai ukrainas Volodymyr Zelenskyy, janë mes figurave që pritet të udhëtojnë drejt Romës për t’i dhënë nderimet e fundit Papës.

Sipas testamentit të tij, mbi varrin e Papa Françeskut do të shkruhet vetëm fjala: “Franciscus”. Shpenzimet për ceremoninë e varrimit do të mbulohen nga donacione private, në përputhje me dëshirën e tij për një ceremoni modeste. Varri i tij do të jetë i pari i një pape në Bazilikën Santa Maria Maggiore pas më shumë se 350 vjetësh.

Papa Françesku, me emrin e lindjes Jorge Mario Bergoglio, shërbeu si kreu i Kishës Katolike për më shumë se dymbëdhjetë vjet, duke hyrë në histori si Papa i parë nga Amerika Latine dhe një nga figurat më të dashura të Vatikanit në kohët moderne.

Ndërkohë, Vatikani ka njoftuar se Konklava për zgjedhjen e Papës së ri do të zhvillohet në fillim të majit. Aktualisht, të drejtë vote kanë 135 kardinalë nën moshën 80 vjeç, të cilët do të mblidhen në Kapelën Sistine për të zgjedhur pasardhësin e Françeskut. Si gjithmonë, zgjedhja e papës do të sinjalizohet përmes “tymit të bardhë” që ngrihet mbi Vatikan.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026