Sulm ndaj turistëve në Indi, të paktën 5 të vrarë dhe disa të plagosur
Të paktën pesë persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur pasi persona të armatosur hapën zjarr ndaj një grupi turistësh në një zonë turistike në Kashmirin e administruar nga India, njoftuan autoritetet për BBC.
Ngjarja tragjike ndodhi në Baisaran, një livadh malor i njohur për bukurinë natyrore, rreth 5 kilometra nga qyteti piktoresk Pahalgam, shpesh i përshkruar si “Zvicra e Indisë”. Video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë trupa të ushtrisë indiane duke vrapuar drejt vendit të ngjarjes, ndërsa forcat e sigurisë kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur operacionet për kapjen e autorëve.
Kryeministri i rajonit, Omar Abdullah, e cilësoi sulmin si një nga më të rëndët ndaj civilëve në vitet e fundit. “Jam i tronditur përtej besimit. Ky sulm ndaj vizitorëve tanë është i neveritshëm”, tha ai.
Ndërkohë, Nënguvernatori i rajonit, Manoj Sinha, konfirmoi se ushtria dhe policia janë vendosur menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë mbi sulmin. Ai shtoi se shumë prej të plagosurve janë dërguar me urgjencë në spital me plagë të marra nga armë zjarri.
Deri më tani, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë akt të dhunshëm. Rajoni i Kashmirit ka qenë skenë e një kryengritjeje të gjatë që nga viti 1989, megjithëse vitet e fundit dhuna kishte ardhur në rënie.
Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të sulmit.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta