Rrëmbëhet nga një komisariat dhe digjet, vdes britaniku në Ekuador
Një “britanik” ka vdekur pasi është rrahur dhe djegur nga një turmë në Ekuador, sipas raportimeve të mediave në vendin e Amerikës së Jugut.
Sipas raportimeve, burri – i cili nuk është identifikuar zyrtarisht – ishte arrestuar nga policia pasi u akuzua si i përfshirë në të shtëna fatale.
Media ekuadoriane e lajmeve Ecuavisa raportoi se burri ishte dërguar në një stacion policie Playas del Cuyabeno, një fshat i largët në pyjet tropikale të Amazonës.
Ndërsa atje, një grup hynë në stacion dhe e morën me vete burrin. Më pas atij i është vënë flaka në rrugë, mësohet se ka ndërruar jetë nga djegiet.
Një tjetër raport lokal, nga EXTRA.ec, tha se njësitë e specializuara të policisë kishin vonuar mbërritjen për shkak të kushteve gjeografike të zonës – e cila është e aksesueshme nëpërmjet lumit.
Sipas raportimeve, oficerët e policisë në stacion me sa duket vendosën se nuk mund të ndërhynin kur turma mbërriti për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tyre.
Kuptohet se Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar po ndjek raportet në lidhje me incidentin dhe po punon me autoritetet lokale për të konfirmuar detajet.

LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta