“Vladimir, ndalo!” Donald Trump kritikon Putinin për sulmin ndaj Kievit

24 Prill 2025 | 14:48

Presidenti amerikan Donald Trump sapo i është përgjigjur sulmeve gjatë natës në Kiev, duke thënë se ai “nuk është i lumtur” dhe duke i quajtur ato “jo të nevojshme” dhe në një moment shumë të papërshtatshëm.

Një një postim në Truth, Trump është shprehur:

“Nuk jam i kënaqur me sulmet ruse në Kiev. Nuk janë të nevojshme, dhe koha është shumë e papërshtatshme. Vladimir, STOP! 5000 ushtarë në javë vdesin. Le ta përfundojmë Marrëveshjen e Paqes!”

Të paktën nëntë njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve të Rusisë me dronë dhe raketa në Kiev, thanë zyrtarët ukrainas të enjten.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës tha se dhjetëra njerëz janë plagosur, përfshirë gjashtë fëmijë, gjatë sulmeve të natës.

Sulmi gjatë natës, një nga më të mëdhenjtë në muajt e fundit  ndodhi vetëm disa orë pasi Shtëpia e Bardhë ua paraqiti zyrtarëve ukrainas një ultimatum në lidhje me një propozim amerikan për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës nga Rusia, i cili nisi para më shumë se tri vjetëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane përfundon natën e 12-të radhazi të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha të mërkurën vonë se përfundoi një raund tjetër sulmesh kundër objektivave ushtarake iraniane, duke shënuar natën e 12-të radhazi...
07:30 | 23/07/2026

SHBA-të nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Arabinë Saudite

Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite nënshkruan një marrëveshje bërthamore që do t’i lejonte mbretërisë të zhvillonte një program bërthamor civil. Administrata Trump nuk publikoi...
07:26 | 23/07/2026

Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë

Pesë dronë vetëvrasës u rrëzuan mbi qytetin verior të Irakut, Erbil, pasi u interceptuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan...
22:22 | 22/07/2026