Këmbimi valutor| Monedha evropiane vijon rënien, rritet paundi britanik
Monedha europiane euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta në raport me lekun. Edhe pse ka shënuar një rritje të lehtë ditët e fundit, ajo blihet këtë të enjte, 24 prill, me 98.5 lekë dhe shitet me 99.2 lekë.
Ekspertët e lidhin këtë dobësim të euros me rritjen sezonale të prurjeve valutore nga emigrantët, sidomos gjatë periudhës së Pashkëve dhe përgatitjeve për sezonin turistik.
Nga ana tjetër, dollari amerikan qëndron në të njëjtat nivele, ku në tregun valutor blihet me 86.5 lekë dhe shitet me 87.7 lekë. Stabiliteti i dollarit lidhet me pritshmëritë e tregjeve globale për politikat e normave të interesit të Rezervës Federale dhe ndikimet në tregjet financiare ndërkombëtare.
Paundi britanik ka shënuar rritje në tregun valutor, ku blihet me 114.8 lekë dhe shitet me 116 lekë
Ndërkohë, franga zvicerane qëndron në të njëjtat nivele, ku blihet me 104.3 lekë dhe shitet me 105.3 lekë, duke reflektuar pozicionin tradicional të kësaj monedhe.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta