Muzeu kushtuar Musine Kokalarit, qendër kulturore për vizitorët në Gjirokastër

24 Prill 2025 | 17:02

Muzeu “Muza ime”, një memorial kushtuar disidentes Musine Kokalari në qytetin e Gjirokastrës, është kthyer në një qendër kulturore shumëdimensionale.

Përveçse ofron mundësinë për të njohur jetën, kujtimet, objektet personale dhe dorëshkrimet e saj, ky muze po shndërrohet gjithashtu në një hapësirë ku vepra e Musine Kokalari ndërvepron në mënyrë kreative me publikun e të gjitha moshave.

Familjarët e Musine Kokalari shprehin dëshirën se ajo kishte një vullnet të fortë për të ndarë njohuritë e saj dhe për të parë shoqërinë shqiptare të përqafojë progresin dhe të renë.

“Qëllimi parësor i ngritjes së këtij memoriali është që të bëhet një qendër takimi e brezave të rinj, një qendër sociale, një qendër edukative dhe mendoj se me këto aktivitete ne realizojmë qëllimin. Tek Musineja kemi gjithmonë shumë për të mësuar, sepse ajo ishte shumë e parakohshme për kohën e saj, por mendoj se edhe për kohën tonë. Ajo nuk është vetëm një personazh historik, Musine Kokalari është një personalitet i shumanshëm që ka dhënë kontribut në shumë fusha, si të kulturës ashtu edhe shoqërisë.” – tha Arjeta Kokalari, familjare e Musine Kokalari.

Muzeu është duke komunikuar në forma të ndryshme me publikun përmes dimensioneve të shumta që mishëronte vetë Musineja në jetën dhe veprën e saj.

“Vetë personaliteti i Musine Kokalari është mjaft interesant dhe ngjall kuriozitet, jo vetëm tek ne shqiptarët, por edhe tek të huajt, të cilët befasohen nga ekzistenca e një intelektualeje të tillë në një shoqëri jo shumë të zhvilluar, siç ishte ajo e Shqipërisë së viteve 30-të, veçanërisht nga qasja e saj emancipuese për rolin e gruas.” – tha Arjeta Kokalari.

Musine Kokalari, shkrimtarja e parë shqiptare dhe themeluese e Partisë Social-Demokrate, lindi në Gjirokastër më 10 shkurt 1917 dhe vdiq në vetmi në Rrëshen në gusht të vitit 1983. Ajo përjetoi mbi 37 vite burgime dhe internime nga regjimi komunist, por mbeti deri në fund simbol i lirisë së mendimit dhe qëndresës intelektuale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026

“Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit

Muzika pushtoi kalanë e Rozafës, ku nata e dytë e “Za Fest” mblodhi qindra artdashës nga Shkodra dhe qytete të tjera të vendit. Në një...
16:18 | 25/07/2026

Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj

Edicioni i dhjetë i “Za Fest” ka ngritur siparin në Muzeun Historik të Shkodrës, duke shënuar një dekadë të një festivali që është kthyer në...
16:40 | 24/07/2026