Vizitorët nga ajri, çelin sezonin turistik në aeroportin e Gjirokastrës
Një grup turistësh të cilët fluturuan me aeroplan nga Italia çelën sezonin e ri turistik në aeroportin turistiko-sportiv të Gjirokastrës.
Grupi i përbërë nga pesë persona fluturuan direkt nga aeroporti i Barit në drejtim të Gjirokastrës duke qenë vizitorët e parë nga ajri për këtë sezon turistik në qytetin e gurtë. Pjesë e këtij grupi ishin sipërmarrës dhe ekspertë të turizmit të interesuar për tu njohur me qytetin dhe vendosur ura bashkëpunimi në sektorin turistik.
“Për mua është hera e parë që ndodhem në Gjirokastër, fluturimi shkoi shumë mirë, është hera e parë që fluturoj me një aeroplan të tilla dhe gjithçka ishte e mrekullueshme, shpresoj që me sa pamë nga ajri Gjirokastra duket e veçantë, dëshiroj që vizita jonë të përfundoj me urimin për tu rikthyer sërish këtu”.
“Mendoj se qëndrimi në Gjirokastër është mjaft i këndshëm, një turist mund të vizitojë kështjellën e mrekullueshme, kulinaria tradicionale është fantastike, janë të gjitha mundësitë për ta bërë Gjirokastrën një stacion turistik shumë interesant për gjithë vizitorët”.
Prej fillimit të vitit qyteti i gurtë dhe rrethinat kanë mirëpritur rreth 30 mijë turistë kryesisht të huaj, të cilët preferojnë të njihen me historinë, traditat dhe vlerat natyrore të zonës së Gjirokastrës.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)
Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 12:23 Konjufca i bën thirrje Gjykatës së Hagës: Mos merrni vendim politik, por të drejtësisë
- 12:06 Përfundon protesta para Kuvendit, protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 1 ku mbahen të shoqëruarit
- 12:00 Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:52 Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese