English

Politika uron besimtarët e krishterë për Pashkët, thirrje për dashuri e solidaritet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ndërsa besimtarët katolikë dhe ortodoksë festojnë Pashkët në të njëjtën ditë, mesazhe urimi vijnë nga politika.

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale foton e një fëmijë që mban një qiri në dorë, ndërsa ka shkruar: Për shumë vjet Pashkët.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar besimtarët për festën e Pashkëve me anë të një postimi ku urimi ka bashkëngjitur një foto ku duket së bashku me bashkëshorten e tij Liri Berisha.

Në mesazhin e tij Berisha uron besimtarët që Pashkët e ardhshme të jenë edhe më të mira:

“Duke ju uruar të gjithë besimtarëve të krishterë këtë ditë të shenjtë, ju ftoj të dashur miq t’i lutemi Zotit që të bekojë shqiptarët në Shqipëri, diasporë dhe kudo që janë dhe votën e tyre për ndarjen nga pushteti i të keqes që po boshatis Shqipërinë, dhe ngjalljen e shpresës dhe të ardhmes për shqiptarët. Uroj nga zemra që Pashkën tjetër më mirë ta festojmë! Gëzuar!”-shkruan Berisha.

Një ditë më parë, edhe presidenti Bajram Begaj përcolli një mesazh urimi, teksa shkruante se “Ky kremtim i shpresës dhe i ringjalljes është dëshmia se jeta dhe mirësia triumfojnë mbi vdekjen dhe të keqen, se drita e mund errësirën, se virtytet dhe vlerat mposhtin ligësinë dhe antivlerat.”

Kryetari i partisë “Mundësia” Agron Shehaj në mesazhin për Pashkët u ka uruar besimtarëve paqe, besim dhe dashuri:

“Gëzuar Pashkët! Në këtë ditë të shenjtë, kur të gjithë të krishterët festojnë së bashku ngadhënjimin e jetës mbi vdekjen, ju uroj nga zemra paqe, besim dhe dashuri në çdo familje.
Le të jetë kjo ditë një kujtesë e fuqishme për shpresën, për ringritjen dhe për fuqinë që kemi si njerëz kur bashkohemi për të mirë. Zoti ju bekoftë ju dhe të dashurit tuaj!

Kreu i “Lëvizjes Bashkë” Arlind Qori, gjithashtu ka ndarë një urim në profilin e tij në Facebook ku uron më shumë shpresë dhe drejtësi.

“Gëzuar Pashkët, ngadhënjimin e të resë, shpresës dhe drejtësisë!”

Një mesazh ka ardhur edhe nga drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i cili shkruan se festa e Pashkëve janë një thirrje për dashuri, solidaritet dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit.

“Pashkët janë një thirrje për dashuri, solidaritet dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit. Le të frymëzohemi nga forca e besimit dhe të kemi shpresë se ndryshimi është i mundur – për veten, për njëri-tjetrin dhe për vendin tonë.”- shkruan Basha.

Kreu i PL, Ilir Meta uroi gjithashtu nga qelia, duke thënë se Pashka nuk është vetëm një festë, por dëshmi e triumfit të jetës mbi vdekjen, të dritës mbi errësirën dhe të së mirës mbi të keqen.

Kryetari i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka uruar gjithashtu besimtarët me anë të një postimi në Facebook , ku uron për përkushtim ndaj të mirës së përbashkët.

“Gëzuar Pashkët për të gjithë besimtarët e krishterë! Le të na frymëzojë kjo festë për më shumë shpresë, bashkim dhe përkushtim ndaj së mirës së përbashkët. Paqe dhe dritë në çdo familje shqiptare!”

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?