Berisha uron Pashkën: T’i lutemi Zotit që të bekojë shqiptarët dhe votën e tyre

20 Prill 2025 | 08:44

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar besimtarët për festën e Pashkëve.

“Pashka, dita e ngjalljes së Hyjit është për çdo njeri, për të gjithë besimtarët ditë e pavdekësisë, e besimit të madh tek Zoti, te mirësia dhe gjithëfuqia e tij”, shkruan Berisha.

“Të dashur miq, sonte besimtarët e krishterë shqiptarë dhe të mbarë botës festojnë Pashkën, ringjalljen e Krishtit Mbret.

Pashka, dita e ngjalljes së Hyjit është per çdo njeri, për të gjithë besimtarët ditë e pavdeksisë, e besimit të madh tek Zoti, te mirësia dhe gjithëfuqia e tij. Vetishëm Pashka është ditë e shpresës së pashuar, e frymëzimit të njeriut nga vlerat hyjnore dhe njerëzore dhe në një të ardhme më e mirë.

Ajo i ka gjetur kësaj rradhe Shqipërinë, besimtarët e krishterë shqiptarë dhe miqtë e tyre të besimeve tjera para një zgjedhje historike me datën 11 maj.

Duke ju uruar të gjithë besimtarëve të krishterë këtë ditë të shenjtë, ju ftoj të dashur miq t’i lutemi Zotit që të bekojë shqiptarët në Shqipëri, diasporë dhe kudo që janë dhe votën e tyre për ndarjen nga pushteti i të keqes që po boshatis Shqipërinë, dhe ngjalljen e shpresës dhe të ardhmes për shqiptarët.

Uroj nga zemra që Pashkën tjetër më mirë ta festojmë! Gëzuar!”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026