“Grupet kriminale s’kanë pasur shenjestra fëmijët”, Basha: Atentatorët u ngatërruan
Ish-drejtuesi i policisë së burgjeve Faik Basha tha në emisionin Review në Euronews Albania se autorët e atentatit me 4 të plagosur në Tiranë kanë ngatërruar shënjestrën.
Basha tha se grupe kriminale në Shqipëri deri tani nuk kanë pasur target sulmi fëmijët, sidomos pa pasur asnjë paralajmërim ndaj objektivit kryesor.
Sipas tij, target i atentatit me shumë mundësi ka qenë gruaja e Roan Brahimit, të cilën autorët nuk e kanë ndjekur por e kanë pritur në pritë, duke ditur vetëm llojin e makinës dhe targën.
“Nuk kemi parë deri tani asnjë rast që grupet kriminale të kenë pasur shënjestër fëmijët pa pasur një paralajmërim ndaj objektivit kryesor, kjo pistë bie komplet. Mesa është edhe hetuar as shoferi nuk ka pasur asnjë ngjarje që ta lidhë me një sulm të tillë. E vetmja mundësi është që të dyja ngjarjet të jenë të lidhura me njëra-tjetrën, autorët kanë ngatërruar në momentin final, ata s’e kanë pasur nën vëzhgim bashkëshorten, ata kanë ruajtur vendin, kanë pasur informacion për mjetin dhe targën dhe mund të jetë ngatërruar objektivi”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë