Maldivet ndalojnë hyrjen e turistëve izraelitë në shenjë solidariteti me Palestinën
Parlamenti i Maldiveve miratoi sot një projektligj që ndalon hyrjen e turistëve izraelitë në vend, në shenjë solidariteti me popullin e Gazës, i cili, siç thuhet në deklaratë, është “në prangat e luftës midis Izraelit dhe lëvizjes militante palestineze Hamas”.
Dokumenti u njoftua menjëherë nga presidenti i vendit ishull në Azinë Jugore, Mohamed Muica, transmeton Figaro.
“Maldivet riafirmojnë solidaritetin e tyre të vendosur me çështjen palestineze. Ky ratifikim pasqyron qëndrimin e vendosur të qeverisë në lidhje me mizoritë dhe aktet e përsëritura të gjenocidit të kryera nga Izraeli kundër popullit palestinez”, tha Presidenca e Maldiveve.
Ndalimi i udhëtimit për qytetarët izraelitë, i mbështetur nga qeveria dhe opozita, hyri në fuqi menjëherë, tha zëdhënësi i presidentit.
Republika Islamike e Maldiveve priti rreth 214,000 turistë të huaj në shkurt, nga të cilët vetëm 59 ishin izraelitë.
Një ndalim i mëparshëm për turistët izraelitë u hoq në fillim të viteve 1990 dhe autoritetet rivendosën shkurtimisht marrëdhëniet me Izraelin në 2010.
LEXONI GJITHASHTU:
Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore
Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord
Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë
- 10:56 Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore
- 10:10 “Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
- 09:56 Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 09:19 Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord
- 09:03 Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë
- 08:23 Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)