Prokuroria e Gjirokastrës nis dy procedime penale për krime zgjedhore
Prokuroria e Gjirokastrës ka regjistruar dy procedime lidhur me veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve.
Më konkretisht, Policia Gjirokastër nisi hetimet për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, rast i kallëzuar nga një prej anëtarëve të ZAZ Dropull, për shkak se mungonte vula e kësaj ZAZ-je.
Gjithashtu, ditën e sotme në Gjirokastër, shtetasi me iniciale E.S, ka kallëzuar rastin e veprës penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” të bërë ndaj tij. Nga hetimet e policisë, rezulton se një ditë më parë, shtetasi me iniciale A.M e ka kërcënuar nëpërmjet rrjeteve sociale. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e ndarjes së opinioneve nga ana e shtetasit E.S., që ka shprehur lidhur me një subjekt zgjedhor.
Shtetasi A.M, përveç gjuhës kërcënuese ka përdorur edhe imazhe intimiduese.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e dy ngjarjeve.

LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë