Përfundon seanca, GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliaj dhe biznesmenit Abule

23 Prill 2025 | 15:20

Ka përfunduar seanca në GJKKO për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj ku gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e Veliaj dhe biznesmenit Elman Abule për revokim të masës së sigurisë.

Vendimi u dha këtë të mërkurë nga gjyqtari Erion Bani.

Gjatë seancës SPAK solli informacion dy mujor, ndërsa mbrojtja e personave nën hetim kishte kërkuar revokim të masave të sigurisë, përkatësisht arrest në burg për Erion Veliajn dhe arrest shtëpie për Elman Abule.

Kujtojmë se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025.

SPAK e akuzon kryebashkiakun për kryerjen veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në 9 raste dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Njoftimi i GJKKO: 

1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
me datë 10.04.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1. Informacion 2
(dy) mujor në lidhje me procedimin penal nr. 27, të vitit 2024; 2. Vazhdimin e zbatimit
të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale,
caktuar ndaj shtetasit nën hetim Erion Veliaj dhe vazhdimin e zbatimit të masës së
sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj
shtetasit nën hetim Elman Abule.”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet
112 dhe 246 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 219, datë 23.04.2025, vendosi:
1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i
K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Erion Veliaj me vendimet Nr. 7,
datë 09.02.2025 dhe Nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës
së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
2. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i
K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Elman Abule me vendimin Nr. 13,
datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar.
3. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit
për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky
afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026