Rritja e D-dimerit dhe shenjat e sëmundjeve që mund të fshihen pas tij

24 Prill 2025 | 17:24

Pandemia e Covid-19 ka evidentuar rëndësinë e matjes së D-dimerit, një produkt i fibrinolizës që bëhet i dukshëm në gjak kur pacienti ka kaluar një trompozë.

Pas mbarimit të pandemisë, shumë pacientë vazhdojnë të kërkojnë të masin D-dimerin, shpesh pa pasur nevojë për këtë analizë.

Mjeku reumatolog, Ervin Rapushi, shpjegon në një intervistë për Euronews Albania rreth rasteve kur D-dimeri rritet.

“Normalisht, D-dimeri rritet në të gjitha infeksionet virale, në pneumoni bakteriale, në sëmundje autoimune dhe te pacientët me kancer. Rritja e tij mund të tregojë se kemi bërë një mikrotrompozë, një trompozë të mirëfilltë, apo mund të jetë një shenjë e inflamacionit në trup. COVID-19 e bëri këtë më të dukshëm,” thotë mjeku Rapushi.

Ekspertët theksojnë se nuk ka një rrezik të përgjithshëm për të gjithë individët dhe se analiza e D-dimerit kërkohet vetëm nga mjeku.

“Rritja e D-dimerit nuk është një shqetësim për çdo individ, përveç atyre që kanë çrregullime të koagulimit të gjakut apo faktorë të tjerë rreziku. Për ata që vuajnë nga pneumoni bakteriale apo sëmundje autoimune, matja e D-dimerit duhet të bëhet rregullisht,” thekson mjeku Rapushi.

Ai gjithashtu thekson se interpretimi i D-dimerit duhet të bëhet gjithmonë nga një mjek specialist, pasi vetëm ai mund të përcaktojë nëse rritja e tij përbën rrezik real apo është thjesht pasojë e një gjendjeje kalimtare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026