Rusia dhe Irani forcojnë raportet me një marrëveshje për gazin

25 Prill 2025 | 17:34

Rusia dhe Irani kanë forcuar edhe më tej aleancën e tyre, pasi më 25 prill arritën një marrëveshje të re për gazin, sipas së cilës Moska do të dërgojë 55 miliardë metra kub gaz në Teheran çdo vit. Irani ka dalë të jetë një nga aleatët kryesorë të Rusisë gjatë luftës në Ukrainë. Si Moska, ashtu edhe Teherani janë nën sanksione të ashpra nga Perëndimi.

Ministri iranian i Naftës, Mohsen Paknejad, ishte në vizitë në Moskë dhe nënshkroi marrëveshjen e re për gaz me homologun e tij rus, Sergei Tsivilev. Paknejad njoftoi për nënshkrimin e marrëveshjes “që parashikon, në pjesën e parë, 55 miliardë metra kub gaz në vit”.

Ai tha se gazi do të transportohet përmes Azerbajxhanit, që i ndan të dyja shtetet nga njëri-tjetri. Tsivilev, ndërkaq shtoi se çmimet ende nuk janë vendosur, por se dërgesat do të fillojnë këtë vit.

Rusia dhe Irani kanë nënshkruar këtë vit një marrëveshje për partneritet strategjik. Marrëveshja për gazin vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po ushtrojnë presion mbi Iranin që të heqë dorë nga programi i tij bërthamor.

Ministri iranian ndodhej në Moskë po të njëjtën ditë kur i dërguari amerikan, Steve Witkoff, u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në Kremlin. Kievi dhe vendet perëndimore thonë se Irani po dërgon armë në Moskë për ofensivën e saj në Ukrainë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026