Hapet ndërtesa e re e Ambasadës amerikane në Mal të Zi

25 Prill 2025 | 20:00

Në Podgoricë u hap zyrtarisht ndërtesa e re e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kjo ndërtesë përfaqëson respektin ndaj Malit të Zi dhe është ndërtuar me gur nga Nikshiqi”, tha gjatë ceremonisë së hapjes ambasadorja amerikane në Mal të Zi, Judy Rising Reinke.

Ajo shtoi se SHBA-ja merr vendime të vështira për çështje të sigurisë, energjisë dhe ekonomisë.

“Vendimet e vështira që marrim do të sjellin prosperitet për Amerikën, Malin e Zi dhe për të gjithë komunitetin demokratik”, tha Rising Reinke.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha se hapja e ndërtesës së re të Ambasadës amerikane tregon përkushtimin e SHBA-së ndaj Malit të Zi.

“Kjo ngjarje nuk është vetëm ceremoniale, është shumë më e rëndësishme se kaq. Parimet e demokracisë, sundimit të ligjit dhe lirisë formësojnë partneritetin tonë”, theksoi ai.

Ai tha se, kur Mali i Zi të bëhet anëtari i radhës i Bashkimit Evropian, Amerika do të ketë edhe një mik tjetër në familjen evropiane.

“Edhe pse ndryshojmë gjeografikisht, vlerat tona janë të njëjta”, tha Millatoviq.

Drejtoresha e Zyrës Amerikane për Ndërtimin e Objekteve Jashtë Shtetit (OBO), Patricia Lesina, tha se ndërtesa e re e Ambasadës përfaqëson një investim të qëndrueshëm në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ky projekt përfaqëson një investim të madh ekonomik lokal prej rreth 71 milionë dollarësh”, theksoi Lesina.

Qeveria amerikane ka investuar 264 milionë dollarë në ndërtimin e pjesës së parë të kompleksit të ri, bëri të ditur Ambasada. Në fazën e dytë, e cila është në zhvillim e sipër, parashihet që deri në vitin 2027 të ndërtohen edhe dy objektet e mbetura.

Ndërtimi ka filluar në vitin 2020.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026