Takimi Putin-Witkoff/ Trump: Rusia dhe Ukraina shumë afër një marrëveshjeje
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Rusia dhe Ukraina janë “shumë afër një marrëveshjeje” paqeje, pas bisedimeve të zhvilluara në Moskë mes të dërguarit të tij, Steve Witkoff, dhe presidentit rus Vladimir Putin. Negociatat, në të cilat Ukraina nuk mori pjesë, u përshkruan nga Kremlini si “konstruktive”.
Në një deklaratë për gazetarët gjatë qëndrimit të tij në Romë për funeralin e Papa Françeskut, Trump e cilësoi ditën si “të suksesshme për negociatat”, duke shtuar se “shumica e pikave kryesore janë rënë dakord”. Ai u bëri thirrje Moskës dhe Kievit që të takohen “në nivele shumë të larta” për ta finalizuar marrëveshjen.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky reagoi me kujdes, duke theksuar në fjalimin e tij të premten mbrëma se “duhet presion real mbi Rusinë” që të pranojë një armëpushim pa kushte. Në një intervistë për BBC , ai la të hapur mundësinë për diskutime mbi çështjet territoriale, nëse Moska pranon një “armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar”.
Raportet e fundit sugjerojnë se propozimi amerikan për paqe përfshin që Ukraina të heqë dorë nga pjesë të mëdha të territorit që aktualisht kontrollohen nga Rusia, përfshirë edhe Krimenë – të cilën Trump tha se do të mbështeste që të mbetej nën kontrollin rus. Kjo pikëndarje është në kundërshtim të plotë me qëndrimin e Kievit.
Pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia nisi në vitin 2022 dhe aktualisht Moska kontrollon rreth 20% të territorit ukrainas. Perspektiva e një marrëveshjeje paqeje mbetet e pasigurt, ndërsa bisedimet pa pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Ukrainës kanë ngritur shqetësime për përfshirjen e saj në vendimmarrje.
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur