Operacioni i rrallë, pacienti me kancer në pankreas operohet me sukses në QSUT

29 Prill 2025 | 17:37

Një pacient i prekur nga kanceri i pankreasit është operuar me sukses nga ekipi i mjekëve kirurg të kryesuar nga profesor Arben Gjata njëherazi shefi i shërbimit të Kirurgjisë. Për profesorin, kjo ndërhyrje është ndër më të vështirat dhe që bëhet rrallë.

“Pas transplantit të mëlçisë është operacioni me më shumë problematika pasi ndërhyhet njëkohësisht në 3 sisteme; hiqet një pjesë e stomakut dhe duadeni, hiqet koka e pankreasit, priten dhe kanalet e tëmthit dhe pasi hiqet duhet rikonstruktuar, pra duhet qepur zorra me pankreasin, kanali i tëmthit me zorrën dhe zorra me stomakun. Janë operacione me risk të lartë, janë operacione që nuk bëhen gjithmonë pasi kanceri i pankreasit kapet në fazën që e ka kaluar operativitetin”, thotë Gjata.

Ky konsiderohet një pacient me fat, sipas profesorit pasi sëmundja ka dhënë shenja që në faza të hershme.

“Ky pacient ishte me fat, pasi tumori ishte një kancer i veçantë që ka ecuri shumë më të mirë se kanceri i zakonshëm i pankreasit, tjetër gjë ishte se i filloi verdhëza shume  shpejt, nuk kishte përhapje në organe të tjera dhe futej tek rastet e operueshme”, shprehet ai.

Së bashku me profesor Gjatën edhe ekipi i Euronews Albania bëri një vizitë në dhomën e pacientit, për të parë nga afër gjendjen e tij pas operacionit.

Kanceri i pankreasit, ashtu si të gjitha patologjitë tumorale të traktit tretës, ka ardhur në rritje.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026