Ferrari prezanton automjete të reja hibride, çmimi fillestar prej 400.000 eurosh

29 Prill 2025 | 19:04

Prodhuesi italian i makinave luksoze “Ferrari” prezantoi sot automjete të reja hibride me një çmim fillestar prej 400.000 eurosh.

Këto janë versionet e reja të modeleve V6 296 GTB coupe dhe 296 GTS roadster, të cilat inxhinierët i kanë modernizuar, duke ua ulur peshën dhe duke ua rritur fuqinë dhe shpejtësinë.

Çmimi bazë i modelit 296 Speciale do të jetë 407,000 euro në Itali, ndërsa çmimi fillestar i modelit 296 Speciale A do të jetë 462,000 euro , raporton Yahoo.

Dorëzimet e para të 296 Speciale në Evropë priten në tremujorin e parë të vitit 2026, ndërsa 296 Speciale A do të vijnë tre muaj më vonë.

Coupe 296 Speciale është 60 kg më i lehtë dhe ka 49 kuaj fuqi shtesë, duke e çuar totalin në 868 kuaj fuqi.

Shpejtësia maksimale tejkalon 330 kilometra në orë, dhe përshpejtimi nga 0 në 100 kilometra në orë arrihet për 2.8 sekonda, tha “Ferrari”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kandidate” për Zonjën e Parë të Francës? Kush është Princesha që shoqëron Bardellën

Deri pak muaj më parë, emri i Princeshës Maria Carolina të Siçilive Burbon-Dy ishte i njohur kryesisht në qarqet aristokratike evropiane, botën e modës dhe...
17:33 | 04/07/2026

Keir Starmer e quan vendimin për të dhënë dorëheqjen si kryeministër britanik ‘shumë personal’

Starmer tha gjithashtu se kryeministri i ardhshëm nuk do të jetë në gjendje të kalojë më pak kohë duke u përqendruar në diplomaci dhe çështje...
17:24 | 04/07/2026

Protestë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë, AFD

Mijëra persona dolën në protestë Erfurt të shtunën dhe bllokuan rrugët që të çonin në konferencën vjetore të AfD-së përpara zgjedhjeve rajonale që mund ta...
17:14 | 04/07/2026