Kina do heqë sanksionet ndaj ligjvënësve të BE-së, hap rrugë për bisedime tregtare

30 Prill 2025 | 07:59

Kina do të heqë sanksionet ndaj pesë anëtarëve aktualë dhe ish-anëtarëve të Parlamentit Europian, të cilët kanë kritikuar shkeljet e të drejtave të njeriut, duke hapur rrugën për bisedime tregtare midis dy palëve, raporton Politico, duke cituar një zyrtar të lartë të Parlamentit Europian.

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, do t’ua njoftojë lajmin udhëheqësve të grupeve politike në një takim të mbyllur të mërkurën, tha burimi.

Javën e kaluar, një përfaqësues i Metsola konfirmoi se negociatat për heqjen e sanksioneve midis Parlamentit Evropian dhe qeverisë kineze ishin “në fazat përfundimtare”.

Heqja e sanksioneve vjen në sfondin e vendimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të përmbysur marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare duke vendosur tarifa mbi importet, ku tarifat më ndëshkuese bien mbi Kinën. Pasiguria që rezultoi i ka dhënë shtysë negociatave tregtare të BE-së me vendet anembanë botës.

Që kur Kina vendosi sanksione ndaj pesë eurodeputetëve në vitin 2021, Parlamenti Evropian i ka vendosur një veto jozyrtare Kinës, duke e kushtëzuar çdo kontakt të mundshëm diplomatik me heqjen e sanksioneve nga Pekini.

Eurodeputetët nuk i kanë zbutur kritikat e tyre ndaj Kinës, duke argumentuar se politikat agresive tregtare dhe industriale të Presidentit kinez Xi Jinping dhe shkeljet e të drejtave të njeriut nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026

Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit

Një burrë ka vdekur në një incident pengmarrjeje në një degë banke në Regensburg, Bavari, në Gjermaninë jugore. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas...
10:03 | 24/07/2026

Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi  të premten, se Nina Warken do të marrë detyrën si drejtuese e kancelarisë së tij, pas lëvizjes së Torsten Frei...
09:41 | 24/07/2026