“Duart që ruajnë historinë” artizanët shqiptarë ekspozojnë punimet e tyre në ZAN’ART
Aktiviteti “ZAN’ART – Artizanati Shqiptar nga Tradita në Modernitet” mblodhi në një panair 35 artizanë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, të cilët prezantuan punimet e tyre autentike që trashëgohen ndër breza.
Në këtë panair u ekspozuan një gamë e gjerë produktesh tradicionale si qeleshja shqiptare, çiftelia në miniaturë, kostume kombëtare, suvenire e veshje me motive shqiptare, qëndisje tradicionale, punime në dru e qelq, poçeri dhe filigran, maska veneciane, dhe shumë punime të tjera unike që pasqyrojnë trashëgiminë mijëravjeçare shqiptare.
Afërdita Onuzi, eksperte e trashëgimisë kulturore, theksoi rëndësinë historike të veshjes me xhubletë.
“Veshja me xhubletë na sjellë mesazhe të një qytetërimi të stërlashtë rreth 2000 vite para krishtit, lloje të ndryshme stolish te mbajtura nga gratë na dokumentojnë periudhën e qytetërimit ilir dhe në vazhdimësi mesjetën e hershme. Të tjera dokumente tregojnë lidhjen e ngushtë perëndimore të ndodhur pranë marrëdhënieve tregtare ekonomike”,-tha Afërdita Onuzi.
Artizanët pjesëmarrës ndanë përvojat e tyre, duke theksuar se ky zanat është jo vetëm një formë arti, por edhe një mënyrë jetese e trashëguar dhe e përcjellë brez pas brezi.
“Jemi të kënaqur që jemi sot të ftuar në këtë event kaq të rëndësishëm. Unë jam një artizane që vij nga qyteti i Vlorës, prezantoj të gjitha punimet e mia që janë të punuara me kaq delikatesë dhe me një trashëgimi të ndërthurur të zanatit tonë, tradicionale me modernen. Bëjmë art me duart tona, me fantazinë tonë”
“Ky biznes është ngritur prej 20 viteve, është biznes familjar që unë e ushtroj me pasion. E kemi të trashëguar nga prindërit tanë dhe duam të ua lëmë prapë brezave të rinj”
“Kam ardhur për të prezantuar punimet e mia që janë të punuar nga persona me aftësi të veçanta, kryesisht janë punime me qëndisje dhe jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij aktiviteti sot.
Në aktivitet mori pjesë edhe Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili u shpreh se artizanati është një nga thesaret më të çmuara të vendit dhe një faktor që ndikon drejtpërdrejt edhe në zhvillimin e turizmit.
LEXONI GJITHASHTU:
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset