Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur elbasanas

4 Maj 2025 | 10:04

Një prej emrave më të dashur të skenës dhe ekranit, Eduart Çala, është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare. Lajmi ka tronditur komunitetin artistik dhe qytetin e Elbasanit, ku Çala ka lënë gjurmë të thella me veprimtarinë e tij të pasur dhe shumëdimensionale.

I lindur më 19 shtator 1950 në Elbasan, Eduart Çala nisi rrugëtimin e tij artistik që në bangat e shkollës, përmes pjesëve teatrale të interpretuara me pasion dhe talent.

Edhe pse nuk studioi për aktrim, dashuria për artin e udhëhoqi drejt një karriere të gjatë si aktor profesionist në Teatrin “Skampa”, ku luajti mbi 50 role të ndryshme.

Çala interpretoi me finesë role kryesore dhe episodike, duke spikatur me përkushtimin e tij në çdo skenë. Karriera e tij e pasur përfshin edhe kontribute në kinematografi, me role në filma të njohur si “Përtej mureve të gurta”, “Një natë Nëntori”, “Partizani i vogël Velo” dhe të tjerë.

Një kapitull i rëndësishëm i jetës së tij ishte edhe puna si regjisor në Teatrin e Kukullave në Elbasan, ku vuri në skenë dhjetëra shfaqje për fëmijë, duke ndikuar në edukimin artistik të brezave të rinj.

Për kontributin e tij të çmuar në artin shqiptar, Eduart Çala është nderuar me medaljen “Naim Frashëri” në vitin 1985 dhe me titullin “Mirënjohje e Qytetit” nga Bashkia e Elbasanit. Ai u bë një nga figurat kyçe të brezit të artë të aktorëve elbasanas, përkrah emrave si Demir Hyskja, Shpëtim Shemili dhe Astrit Cerma.

Me ndarjen nga jeta të Eduart Çalës, skena shqiptare humb një prej figurave më të përkushtuara dhe të dashura. Ai do të kujtohet si një artist i heshtur, por i madh në talent, që jetoi me dashurinë për artin dhe publikun.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026