Transporti publik në Greqi, për 24 orë në grevë, pezullime edhe në fluturime

6 Maj 2021 | 11:02

Për 24 orë transporti publik në Athinë është ndërprerë, ku përfshihen shërbimet e metrosë dhe tramvajit.

Punonjësit e këtij sektori po marrin pjesë në një grevë 24-orëshe për të protestuar kundër një projekt-ligj të ri të punës të prezantuar nga qeveria, çka sipas tyre do të rrezikojë ditën e punës prej tetë orësh.

Autobusët pritet të funksionojnë normalisht, por drejtuesit mund të vendosin të bashkohen në grevë, duke shkaktuar reduktim në  shërbime.

Pezullime pritet të ketë edhe në fluturime, për shkak të një ndërprerje katër-orëshe të punës të deklaruar nga kontrollorët e trafikut ajror.

Katër fluturime ndërkombëtare dhe 14 të brendshme janë anuluar, ndërsa orët e nisjes dhe mbërritjes së te tjera fluturimeve janë modifikuar.

Sindikatat thonë se ata janë “të vendosur t’i rezistojnë planeve të qeverisë për kthimin ne mesjete te kushteve te punës” dhe theksojnë se do të luftojnë për të mbrojtur karakterin publik dhe shoqëror të transportit publik.

Lexoni gjithashtu:

‘Si në kohët e vjetra’, në Greqi rihapen baret e restorantet, gati për sezonin turistik

Lehtësohen masat anti-COVID në Evropë, Greqia nis vaksinimin e 30-vjeçarëve

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026