Trump vendos tarifë 100% për filmat e huaj: Duam filma të bëra në Amerikë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar një tarifë 100% për të gjithë filmat e prodhuar jashtë vendit që shpërndahen në SHBA, duke e cilësuar këtë masë si mbrojtje për industrinë amerikane të filmit dhe një çështje të sigurisë kombëtare.
Në një postim në Truth Social, Trump tha se vendet e huaja po përdorin stimuj ekonomikë për të tërhequr prodhimet filmike, çka, sipas tij, po shkatërron industrinë amerikane. “Ky është një kërcënim për Sigurinë Kombëtare. Është, përveç gjithçkaje tjetër, mesazhe dhe propagandë”, deklaroi ai.
Ai urdhëroi Departamentin e Tregtisë dhe agjenci të tjera që të fillojnë menjëherë procesin e vendosjes së tarifave. “Ne duam përsëri filma të bëra në Amerikë”, shtoi Trump.
Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick, konfirmoi nisjen e punës, por as ai dhe as Trump nuk dhanë detaje mbi mënyrën e zbatimit të tarifës – përfshirë nëse do të preken edhe filmat në platforma streaming, si dhe kriteret e vlerësimit.
Hollywood-i ka humbur prej vitesh shumë prodhime për shkak të stimujve fiskalë jashtë vendit. Ndërsa industria kërkon qartësi, Shoqata e Filmit nuk ka komentuar ende mbi këtë vendim të papritur.
LEXONI GJITHASHTU:
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi