Mbretëria e Bashkuar shënon 80 vite nga Dita e Fitores në Evropë
Mbretëria e Bashkuar do të përkujtojë sot 80-vjetorin e Ditës së Fitores në Evropë (VE Day), me një sërë ngjarjesh solemne dhe ceremoniale në mbarë vendin, të udhëhequra nga Mbreti Charles.
Ceremonitë do të nisin në Londrën qendrore me një procesion ushtarak, ku do të marrin pjesë përfaqësues të forcave të armatosura britanike dhe të Komonuelthit. Më pas, Mbreti dhe Mbretëresha do të shfaqen në ballkonin e Pallatit Buckingham, së bashku me anëtarë të tjerë të Familjes Mbretërore, për të përshëndetur qytetarët.
Spektakli do të kulmojë me fluturimin ceremonial të skuadriljes ajrore “Shigjetat e Kuqe”, që do të kalojnë mbi qiellin e Londrës, duke simbolizuar nderimin për ata që luftuan për lirinë e Evropës.
Në festime do të marrë pjesë edhe Kryeministri Keir Starmer, i cili më herët publikoi një letër të hapur për veteranët, duke i falënderuar për “përkushtimin e tyre vetëmohues” dhe duke theksuar se ata “përfaqësojnë më të mirën e asaj që jemi si komb”.
Dita e VE-së përkujton 8 majin 1945, kur Kryeministri Winston Churchill shpalli përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë, me fjalët historike: “Kjo është fitorja juaj”.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij
Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij
- 20:45 Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
- 20:30 Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 20:09 Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës
- 19:51 Zbulohet laboratori i drogës në Hagë, arrestohen 4 persona. Evakuohen dhjetëra familje
- 19:33 Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë (VIDEO)