Aksident tragjik në Greqi, humb jetën shoferi 21-vjeçar nga Shqipëria
5 Maj 2025 |
08:27
Një aksident tragjik ka ndodhur të dielën pasdite në Polikarpi të Almopisë, në Pella, ku një shofer 21-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas informacioneve, automjeti i drejtuar nga 21-vjeçari ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar jashtë saj.
Si pasojë e aksidentit, shoferi, me origjinë nga Shqipëria, ka ndërruar jetë nga plagët e marra, raporton aridaianews.gr.
Një tjetër shofer, që udhëtonte në të njëjtën rrugë, ka njoftuar menjëherë një ambulancë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka gjetur 21-vjeçarin pa ndjenja.
Ai është transportuar menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë plagëve.
Departamenti i Policisë së Almopisë ka nisur një hetim paraprak për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, i ftuar në Euronews Albania me Mirela Milori, ka deklaruar se sulmi me vlerësime negative reviews ndaj bizneseve në rrjete...
Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
Këtë të marte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 45 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka tronditur mbrëmjen e kësaj të marte banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime...
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima