Ekstradohen drejt Turqisë dhe Greqisë 2 persona të kërkuar për vepra të rënda penale

1 Maj 2025 | 15:44

Interpol Tirana ka finalizuar ekstradimin e dy shtetasve drejt Turqisë dhe Greqisë, të kërkuar për vepra penale të rënda.

Burak Kara, 39 vjeç, me origjinë nga Turqia, u ekstradua drejt vendit të tij pasi ishte dënuar nga Gjykata e Mersinit në vitin 2022 me 8 vite e 4 muaj burgim, për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë. Ngjarja ndodhi në vitin 2011, kur Kara, në gjendje të dehur, përdhunoi një shtetase turke në një banesë në Mersin. Nga dënimi i dhënë, atij i mbeten për të vuajtur rreth 4 vjet e gjysmë burgim.

Ndërkohë, shtetasi I. A., 59 vjeç, i lindur në Bullgari, u ekstradua drejt Greqisë, ku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Athina. Ai akuzohet se ka qenë i përfshirë në një skemë të paligjshme birësimesh, duke ndërmjetësuar lindjet e grave shtatzëna në nevojë ekonomike dhe më pas dhënien e foshnjave për birësim kundrejt pagesave që varionin nga 2000 deri në 4000 euro për rast. Ai u arrestua nga shërbimet e Policisë Kufitare të Korçës.

Operacionet janë realizuar në bashkëpunim me Interpol Ankaranë dhe Interpol Athinën, si rezultat i koordinimit ndërinstitucional.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026