Elbasan, burri vret gruan në proces divorci dhe plagos dy kalimtarë

6 Maj 2021 | 12:52

Liljana Buzo (54 vjeç) u vra me armë mesditën e sotme nga bashkëshorti i saj Koço Buzo (58 vjeç) prej të cilit ajo kishte kërkuar divorcin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15 në dalje të Gjykatës së Elbasanit dhe la gjithashtu dy kalimtarë të plagosur.

Gazetari i Euronews Albania Merin Maçi raportoi se çifti Buzo kishte pak muaj që kishte nisur procesin e divorcit. Liljana qe ankuar se ishte dhunuar nga Koço, i cili ditën e sotme shkrehu shtatë herë kallashnikovin drejt saj.

Tre plumba kanë goditur fatalisht gruan e cila vdiq rrugës për në spital, ndërsa plumbat e tjerë avokatin Gëzim Toçila në këmbë dhe një kalimtar tjetër në dorë.

Pesëdhjetetetëvjeçari, i cili në të shkuarën ka qenë polic, është arrestuar menjëherë, ndërsa dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026