Incidenti me helikopterin Black Hawk, Ushtria pezullon fluturimet pranë Pentagonit
Ushtria amerikane ka ndaluar përkohësisht fluturimet stërvitore me helikopterë në zonën përreth Pentagonit pas ndërprerjeve të dy fluturimeve komerciale të enjten e kaluar.
Ky vendim është marrë ndërkohë që po priten përfundimet e hetimit për një incident që ndodhi atë ditë, kur dy avionë pasagjerësh u detyruan të anulonin uljen në Aeroportin Ndërkombëtar “Reagan” në Uashington, për shkak të pranisë së një helikopteri ushtarak Black Hawk në zonë.
Ky pezullim vjen në një kohë kur Forcat Ajrore kishin rinisur gradualisht fluturimet stërvitore pas një aksidenti tragjik të ndodhur më 29 janar, kur një helikopter Black Hawk u përplas me një avion të linjës së American Airlines pranë aeroportit “Reagan”, duke shkaktuar vdekjen e 67 personave.
Një zëdhënës i Ushtrisë konfirmoi ndërprerjen për Fox News dhe theksoi se ajo do të mbetet në fuqi derisa të përfundojnë hetimet mbi incidentin e javës së kaluar.
Ky incident ka të bëjë me një helikopter ushtarak Black Hawk që, gjatë një stërvitjeje, iu kërkua të bënte një “xhiro” tjetër mbi Pentagon para se të mund të ulej.
Rreth orës 14:30, kontrolli i trafikut ajror udhëzoi dy avionë pasagjerësh, një Airbus A319 të Delta Air Lines dhe një Embraer E170 të Republic Airways, të kryenin kthime rrethore në aeroportin DCA, për shkak të helikopterit Black Hawk që po fluturonte në atë zonë.
FAA e ka cilësuar helikopterin Black Hawk si një mjet transporti ajror me përparësi. Po ashtu, Maria Cantwell, anëtare e lartë e Komitetit të Senatit për Tregti, Shkencë dhe Transport, ka konfirmuar se helikopteri i përfshirë në incidentin e enjtes ka qenë nga i njëjti brigadë e Aviacionit të Ushtrisë si ai që ishte i përfshirë në përplasjen tragjike të 29 janarit mbi lumin Potomac.
Për më tepër, Pentagoni ka shprehur zhgënjim të shtuar për trajtimin e situatës nga Sekretari i Transportit, Sean Duffy, i cili ka kritikuar mënyrën se si u trajtuan fluturimet e helikopterëve në një hapësirë ajrore të mbingarkuar dhe ka kërkuar sqarime për shkeljet e mundshme të rregullave të sigurisë.
“Kufizimet tona për helikopterët rreth DCA janë shumë të qarta”, shkroi Duffy të premten në X. “Përveç hetimeve nga @NTSB dhe @FAANews, do të flas me @DeptofDefense për të pyetur pse, për çfarë dreqin, u shpërfillën rregullat tona.”
“Siguria duhet të vijë GJITHMONË e para. Sapo humbëm 67 shpirtra! Mjaft me udhëtime me helikopter për personazhet VIP apo trajnime të panevojshme në një hapësirë ajrore të mbingarkuar të DCA-së plot me civilë. Merrni një taksi ose Uber – përveç kësaj, shumica e personazheve VIP kanë shërbim me makina të zeza”, vazhdoi ai.
Ndërprerjet e fluturimeve stërvitore ndodhin më pak se një muaj pasi FAA rriti stafin dhe mbikëqyrjen për ekipin e kontrollit të trafikut ajror të DCA-së.
Në mars, FAA njoftoi kufizime të përhershme për operacionet “jo-thelbësore” të helikopterëve në zonën përreth aeroportit dhe vendosi të ndalonte trafikun e përzier të helikopterëve dhe avionëve me krahë të fiksuar.
Nuk është ende e qartë se si ndodhi incidenti, duke pasur parasysh udhëzimet e reja që janë vendosur për të siguruar sigurinë në hapësirën ajrore rreth DCA-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje