Garë e fortë në Superiore, Partizani, Teuta, Vllaznia dhe Laçi synojnë trofeun
Pesë javë para fundit të Superiores gara për titull mbetet mjaft e fortë. Partizani, Teuta Vllaznia dhe Laçi kanë një diferencë vetëm prej 4 pikësh.
Një luftë e ashpër po behët dhe në fundin e klasifikimit ku Skënderbeu, Bylis dhe Kastrioti po garojnë për të evituar rënien dhe zonën e paly out.
Ky rivalitet pritet që të shoqërojë skuadrat deri në javën e 26-të dhe të fundit të kampionatit.
Ish-futbollisti Hair Zeqiri thotë për Euronews Albania se gara sportive mes ekipeve shqiptare mbetet e fortë pasi të gjitha llogaritë janë të hapura.
“Kampionati është i fortë, interesant dhe një garë sportive e luftuar për titullin kampion dhe për të shpëtuar nga rënia e kategorisë”, tha ai.
I pyetur se cilin prej ekipeve shikon më të favorizuar për titullin kampion, ish-futbollisti bëri këtë koment: “Finishi i këtij kampionati do jetë i gjithi për t’u ndjekur, po të shikosh javët e mbetura janë ndeshje dhe përballje direkte mes ekipeve qe luftojnë për të qenë kampion dhe atyre që nuk duan të bien nga kategoria. Këto ndeshje do jenë ndeshje për t’u ndjekur”, tha ai.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush