620-vjetori i lindjes së Skënderbeut, historiani Xhufi: Roli i tij te ndërkombëtarët

6 Maj 2025 | 17:07

“Skënderbeu, identiteti dhe bashkëkohësia”, ishte aktiviteti që u zhvillua në 620-vjetorin e lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Historiani Pëllumb Xhufi, përballë të rinjve në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, foli mbi dimensionin politik dhe ndërkombëtar të veprimtarisë së Skënderbeut, duke thënë se ambicia e tij kryesore ishte krijimi i një mbretërie të pavarur shqiptare, të krahasueshme me ato të Perëndimit.

“Ambicia e Skënderbeut ishte të krijonte një shtet, një mbretëri si të gjithë mbretëritë e botës, ku ai të ishte mbretëri, po një mbretëri nuk mund të krijohet pa pasur qytetet, aq më shumë qytetet bregdetare. Skënderbeu e dinte mirë se për t’u bërë mbret duhet të merrte kurorën nga Papa. U bë një luftë e gjatë për t’i marrë Venedikut këto qytete që i kishte pushtuar. Kjo luftë nuk u fitua nga Skëndërbeu, por Venediku mori ca angazhime ndaj Skëndërbeut. Venediku do i jepte para dhe një stof të shtrenjtë Skënderbeut. Këto ishin detyrime mes kryezotit dhe vasalit”, tha Pëllumb Xhufi, historian.

Historiani theksoi se Skënderbeu kishte një vetëdije të thellë për rolin që luante në skenën ndërkombëtare dhe përdorte me mjeshtëri lidhjet diplomatike për të forcuar pozitën e tij politike.

“Pas dështimit të rrethimit të Krujës, Skënderbeu u bë i njohur dhe të gjithë u ofruan për ta ndihmuar. Filloi një raport i ngushtë i Skënderbeut me Perëndimin.

Ajo që ka rëndësi është se Skënderbeu ishte jashtëzakonisht i ndërgjegjshëm për rolin ndërkombëtar që kishte marrë ai dhe populli i tij”, shton historian.

Historiani tregoi mes të tjerash se Skënderbeu zotëronte një italishte elegante dhe shkruante letra në këtë gjuhë, duke dëshmuar një lidhje të qëndrueshme me botën perëndimore.

Sipas Xhufit, orientimi fetar i Skënderbeut nga ortodoks në mysliman dhe më pas në katolik, ishte pjesë e një strategjie politike për të arritur qëllimin final: Krijimin e një mbretërie shqiptare përmes rezistencës ndaj Perandorisë Osmane dhe bashkëpunimit me principatat europiane.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë

Një zbulim i jashtëzakonshëm në botën e muzikës klasike ka sjellë në dritë një dorëshkrim të panjohur më parë të Mozartit, i cili përmban shtatë...
19:32 | 24/06/2026

INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës

Sektori i kulturës ka shënuar zhvillime pozitive gjatë vitit 2025, duke reflektuar rritje të pjesëmarrjes së publikut në aktivitete artistike. Të dhënat e publikuara nga...
17:53 | 24/06/2026

Festivali Kombëtar i Sazeve rikthen tingujt e traditës në Kolonjë

Për dy netë me radhë, në Leskovik dhe Ersekë është mbajtur Festivali Kombëtar i Sazeve, ku grupe folklorike nga gjithë Shqipëria performuan këngët dhe vallet...
20:51 | 23/06/2026