Abuzimi me kokainën, shtohen përdoruesit në mosha të vogla

6 Maj 2025 | 16:49

Përdorimi i kokainës në mosha të reja madje edhe në adoleshencë është shtuar ndjeshëm. Mjekët toksikolog thonë se kjo vërehet nga rritja e numrit të pacientëve që vijnë për të kërkuar ndihmë.

“Shofim rritje të konsumimit të kokainës vitet e fundit dhe uljë të moshës së konsumimit. Pacientët tashmë janë mbi 16-vjeç”,  tha Sonila Bitri, Toksikologe.

Ajo çfarë ngre edhe më shumë alarmin është ndikimi që ka përdorimi i subsstancave narkotike nga adoleshentët. Mjekja thotë se pasojat janë shpesh të menjëhershme por dhe të shtrira në kohë.

“Rrisqet afatshkurtra mund të sjellin komplikacione kardiake si ankth, stres apo rrahje të shpeshta të zemrës, ndërsa rrisqet afatgjata sjellin për pasojë çrregullime të gjumit, ulje dëshire për punë apo për të qëndruar me familjarët, deri në depresion”, shton toksikologia Bitri.

Parandalimi mbetet forma më e mirë e trajtimit të këtij fenomeni në shoqërinë shqiptare. Bisedat e gjata me adoleshentët, mos paragjykimi dhe vënia në dijeni për pasojat, shihet si një terapi e mirë për ti mbajtuar larg drogës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026